Mafiozët shkojnë të vrasin Xhemrenë dhe Meralin, sot në “Lule të vetmuara”

Mafiozët shkojnë të vrasin Xhemrenë dhe Meralin, sot në “Lule të vetmuara”

08:53, 03/03/2021
A+ Aa A-

Ali futet fshehurazi në shtëpinë e Fadikut për të takuar Ejlylin.

Ali i premton Ejlylit se çdo gjë do të jetë si më parë dhe ata do bashkohen sapo të mbarojë misionin e tij.

Ai i thotë se ka rënë në dashuri me të dhe se i mungon shumë.

Fadik e prish momentin e tyre romantik pasi mendon se dikush ka hyrë në dhomën e Ejlylit.

Serkan fillon t’i kërkojë llogari Xhemresë pasi nuk i beson më. Ata zihen dhe Serkan largohet i mërzitur.

Kader së bashku me Xhemrenë dhe Meralin vendosin t’i shkojnë surprizë Ejlylit.

Ato shkojnë në shtëpinë e Feridesë por nuk e gjejnë aty.

Ato mësojnë nga Byshra se Ejlyl nuk ka qëndruar fare tek Ferideja. Feride detyrohet t’u tregojë të vërtetën vajzave.

Ali kërcënon me armë mafiozin ndërkohë Xhemre dhe Meral janë në rrezik. Dy mafiozë shkojnë për të vrarë Meralin dhe Xhemrenë./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco