Labinot Rexha bën deklartën e fortë për ‘Kafe Shqeto’: Ja pse nuk bashkëpunoj me këngëtaret shqiptare

Labinot Rexha bën deklartën e fortë për ‘Kafe Shqeto’: Ja pse nuk bashkëpunoj me këngëtaret shqiptare

11:15, 02/03/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në një lidhje në “Skype” në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv ishte këngëtari i njohur Labinot Rexha.

Ai foli në lidhje me projektin e tij të fundit ‘Martesë pa dashni’ një këngë që ka tërhequr mjaft vëmendje edhe me titullin e saj.

‘Dashuri më të madhe kam për Zotin, nënën dhe babain’, u shpreh Labinoti, teksa ndaloi tek fjala kyçe e projektit të tij, dashuria.

Këngëtari u pyet nga moderatori Flavio Qarri nëse në këtë tekst të këngës ka vendosur jetën e tij personale, ndërsa Labinoti u përgjigj:

‘Pandemia ka ndikuar shumë në jetën e njerëzve, ka pasur shumë ndarje, kam pasur shumë miq dhe njerëz rreth meje që kanë zgjedhur të martohen për arsye si leku, letrat e huaja, apo arsye të tjera dhe më vonë janë ndarë.

Kam marrë mesazhe nga disa personalitete të njohura pas publikimit të këngës.

Ideja e këngës ishte e imja dhe ka 2 vite që po punoj me këtë këngë por tani erdhi momenti dhe rasti ta publikonim.”

Në lidhje me jetën personale, Labinoti tregoi se prej vitesh është në një lidhje:

“ Numëroj shumë vite krah saj dhe jam dashuruar që në moshën 14-vjeçare me partneren time.”

Flavio: Cili është bashkëpunimi më i mirë që ke bërë dhe cili mund të jetë bashkëpunimi i radhës?

Labinot Rexha: Bashkëpunimi më i shtrenjtë është më Arkimend Lushaj, Stresin. Ndërsa bashkëpunimet e radhës do të jenë me emrat Labinit Tahiri, Capital T.

Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me femrat e estradës shqiptare, Labinoti u shpreh:  Ato nuk i konsideroj artiste, sepse janë vetëm për publik, pasi  nuk bëjnë muzik, nuk përdorin tingullin por ekspozojnë vetëm trupin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco