Jessie J bën publike lidhjen e re, disa muaj pas ndarjes me Channing Tatum

Jessie J bën publike lidhjen e re, disa muaj pas ndarjes me Channing Tatum

17:45, 01/03/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme Jessie J, ka bërë publike para pak orësh, lidhjen e saj të re me Max Pham Nguyen.

Mesa duket artistja, e cila u nda me Channing Tatum vitin e kaluar, tashmë ka zgjedhur një fillim të ri në jetën e saj.

Jessie J e bëri të ditur romancën nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihej së bashku më të dashurin.

Dyshja shiheshin mjaft të lumtur në këto foto, ku 32-vjeçarja kishte zgjedhur që të ndante me ndjekësit e saj disa nga momentet e kaluara me Max Pham Nguyen. Ata dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Vihet re se ky postimi këngëtares pati shumë reagime, ku fansat e saj i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Kujtojmë se para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lamë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë. Lidhja e tyre filloi në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing, nisën të dilnin në tetor të 2018-ës, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh. Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte shumë i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco