‘Nuk e di më çfarë dua’/ Riniani refuzon 'propozimin' e saj, Ana largohet mes lotësh nga programi

‘Nuk e di më çfarë dua’/ Riniani refuzon 'propozimin' e saj, Ana largohet mes lotësh nga programi

09:18, 01/03/2021
A+ Aa A-

Natën e mbrëmshme në ‘Përputhen Prime’, u largua një nga vajzat më të përfolura të formatit, Ana Kauri.

Prej disa muajsh pjesë e programit, Ana deklaroi se ka vendosur të largohet pasi nuk e gjen dot veten në program.

Mirëpo, para se të largohej, ajo i propozoi Rinianit, një nga djemtë me të cilët së fundmi Ana bëri dy takime, të dilnin së bashku nga programi , për të vazhduar njohjen jashtë, pasi në format 'kishte humbur veten'.

Riniani, dhe pse e ka shprehur gjithmonë hapur, pëlqimin e fortë për Anën, refuzoi të dilte nga programi me të.

Majde, ky i fundit e akuzoi Anën duke i thënë se nuk e besonte aspak këtë teori dhe propozim dhe se gjithçka ajo po e bënte për show.

Por, duket se Ana ishte më e vendosur se kurrë, pasi edhe pse Riniani nuk pranoi të dilte me Anën jashtë 'Përputhen' , ajo i qëndroi besnike vendimit të saj dhe nuk u tundua aspak, por vendosi të largohej, si me dhe pa Rinianin.

Largimi dhe fjalimi i Anës duket se i preku të gjithë, ku mes lotësh i’u kërkua që ta mendonte dhe njëherë vendimin e marrë, gjë që nuk u pranua nga Ana.

Pjesë nga debati:

Ana: Jam shumë e presionuar, kam parë shumë komente negative. Unë do kisha dëshirë që njohjen tonë ta vazhdonim jashtë programi, s'e di sa i gatshëm je për këtë.

Unë kam humbur veten, s’di më ça dua unë. A është pëlqim, presion, kompleksim dhe nëse do rri akoma këtu do jem prapë e kompleksuar…

Riniani: Më vjen keq po nuk të besoj. Je shumë e influencuar nga publiku se i ke përmendur tre herë deri tani.

Dhe ti pretendon që unë të dal dhe të përjetojmë këtë historinë tonë mbase dhe pastaj të më thuash ik. E kam humbur besimin te ti.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco