El Chapo tradhtohet nga bashkëshortja? 31-vjeçarja u vetëdorëzua, nuk u arrestua

El Chapo tradhtohet nga bashkëshortja? 31-vjeçarja u vetëdorëzua, nuk u arrestua

17:21, 28/02/2021
A+ Aa A-

Ema Coronel, bashkëshortja e bosit famëkeq të drogës, El Chapo thuhet se është vetëdorëzuar dhe jo arrestuar, siç u raportua në fillim.

“Gruaja e trafikantit më të famshëm të kokainës, pas Pablo Escobar mund të jetë gati të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane për të siguruar detaje të reja nga aktiviteti i Kartelit të Sinaloas, që drejtohej nga El Chapo, ndërsa sot që ai është pas hekurave, nga djemtë dhe miqtë e tij”, raporton “Vice News”.

 

Një ish-agjent i DEA-s, Mike Vigil dhe njohës i karteleve meksikane, tregoi  për prestigjozen “The Sun” se bashkëshortja e tij mund të ketë informacione mjaft me vlerë pasi ka qenë në dijeni të gjithçkaje.

“Emma Coronel gjithmonë ka qenë princesha ‘Narocs’. Babai i saj Inez dhe vëllai Omar ishin trafikantë droge dhe kur u martua me El Chapo-n familjet bashkuan edhe trafikun. Guzman mori në organizatën e tij babain dhe vëllain e saj. Anëtarët e karteleve u besojnë familjarëve më shumë se kujtdo tjetër. Ajo mund të japë shumë informacione që mund të çojnë në procedimin penal të anëtarëve të tjerë të Kartelit të Sinaloas. Nëse bashkëpunon jeta e saj është në rrezik. Por shtysa e saj mund të jenë dy vajzat e vogla. Nëse përfundon në burg, nuk do t’i shohë më kurrë”, tha agjenti.

Kujtojmë se Coronel u njoh me El Chapo-n kur ishte adoleshente dhe është 32 vite më e vogël se ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco