Situata pandemike detyron Taylor Swift të anulojë përsëri turneun e saj

Situata pandemike detyron Taylor Swift të anulojë përsëri turneun e saj

09:01, 28/02/2021
A+ Aa A-

Taylor Swift ka anuluar shfaqjet e mbetura të turneut të saj “Lover Fest” për shkak të pandemisë së Covid-19.

Swift, 31 vjeçe, përmes llogarive zyrtare në rrjete sociale ndau lajmin e ‘hidhur’ për fansat e saj.

“Më pëlqen të shfaqem këtu për t’ju thënë një lajm të mirë, ose për të ndarë një projekt të ri me ju.

Nuk është gjëja ime e preferuar në botë që të duhet t’ju them lajme për të cilat jam e hidhëruar.

Më vjen shumë keq, por nuk mundem t’i realizoj shfaqjet që i kemi shtyrë.

Megjithëse rimbursimet kanë qenë në dispozicio,  që kur kemi shtyrë për herë të parë shfaqjet e 'Lover Fest',  unë mendova se mund të planifikonim përsëri”, tha këngëtarja e “Evermore”.

Deklarata e saj vazhdon: “Kjo është një pandemi e paparë që ndryshoi planet e të gjithëve dhe askush nuk e di se si do të duket në të ardhmen e afërt.

Unë jam aq e zhgënjyer, që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh personalisht aq shpejt sa doja. Më mungoni shumë dhe mezi pres derisa të gjithë të mund të jemi përsëri, në një koncert së bashku”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco