Humbi jetën nga COVID-19, Çiljeta Xhilaga prek me fjalët për babanë e saj

Humbi jetën nga COVID-19, Çiljeta Xhilaga prek me fjalët për babanë e saj

09:37, 27/02/2021
A+ Aa A-

 Në fillm të këtij muaji, Çiljeta Xhilaga humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes.

Babai i këngëtares nuk e fitoi dot betejën me Covid-19 dhe ndërroi jetë një javë pasi ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e trishtë Xhilaga e ndau vetë në Instagram, ku krahas një fotoje të të atit shkruante se nuk i mjafton as një libër për të treguar se çfarë njeriu a qenë i ati, por të paktën para se të ikte arriti të bëhej gjysh.

Dhimbja është akoma e madhe dhe ditën e sotme Çiljeta zgjodhi të publikonte në Instagram një foto të vetes, krahas së cilës shkroi:

“Zot, më jep qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të dalluar ndryshimin mes tyre.”

Çiljeta është nënë e një djali, Fernandos, që erdhi në jetë nga marrëdhënia e mëparshme e këngëtares.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco