Jonida Maliqi tregon për herë të parë  arsyen e ndarjes nga Romeo Veshaj

Jonida Maliqi tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Romeo Veshaj

08:10, 27/02/2021
A+ Aa A-

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes që në muajin nëntor, mirëpo ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Prive”, Jonida foli gjerë e gjatë për jetën private dhe ndarjen nga aktori.

Ajo tha se ndarja e tyre nuk ka pasur një arsye konkrete, por gjërat mes tyre ishin zbehur.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Ashtu siç i ndodh çdokujt, vjen një moment që çdo gjë zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Unë gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15-vjeç, e di çfarë dua dhe çfarë të pres nga një marrëdhënie. Jemi ndarë si miq, vazhdojmë hera-herës të komunikojmë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco