Eri pezullohet nga 'Përputhen'/ Çfarë nuk pa publiku dje pasi u fikën kamerat

Eri pezullohet nga 'Përputhen'/ Çfarë nuk pa publiku dje pasi u fikën kamerat

19:29, 26/02/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme “Përputhen” ju bashkuan dy djem të rinj, Dorian Kuka dhe Princ Mile. Ky i fundit u prit mjaft mirë nga vajzat, ndërsa Doriani pati një përplasje të ashpër në studio që në fillim.

Gjithçka nisi kur Antonela pyeti Dorjanin për moshën, duke u shprehur se ishte tepër i vogël pasi s’kishte as qime në fytyrë.

Dorjani argumentoi me faktin që jemi në vitin 2021 dhe s’ka lezet një mashkull me qime.

Në atë koment u hodh edhe Eri. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur midis djemve, por me siguri mungesa e tij në emision ngre dyshime se Eri mund të jetë përjashtuar.

Ndërkohë Doriani është shprehur se i vjen keq që situata degradoi, sepse sipas tij nuk është tip i sherreve.

“Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë që në fillim, nuk jam tip i sherreve. Ndoshta dola pak nga vetja. Pyetjet ishin të shumta, nuk isha i përqendruar. Ndodhi dhe një keqkuptim, ndoshta kam pasur dhe unë faj”, tha Doriani.

Me sa duket situata ka degraduar midis dy djemëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco