Pas divorcit, mes Kim Kardashian dhe Kanye West nisin problemet e para

Pas divorcit, mes Kim Kardashian dhe Kanye West nisin problemet e para

15:25, 26/02/2021
A+ Aa A-

Dhe pse Kim Kardashian dhe Knaye West u divocuan paqësisht dhe me mirëkuptim, duket se problemet e para mes çiftit kanë nisur.

Ish-çifti nuk po bie dakord për mënyrën se si 4 fëmijët e tyre duhet të rriten.

Burime për 'People' thonë se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve, por kjo nuk do të thotë se reperi s'do ta ndihmojë Kim-in në të ardhmen.

Ndërsa sipas E!News ftohja e Kim dhe Kanye erdhi gradualisht dhe ata nuk e kuptuan se kur erdhën deri në pikën e ndarjes.

Ndërsa një tjetër burim, tregoi për People se dyshja kanë vizione shumë të kundërta me njëri-tjetrin me rritjen e fëmijëve.

Një burim shtoi se "Kim u përpoq t'i jepte një shans" dhe se "ajo e kërkoi divorcin që vitin e kaluar, por tani ishte koha për të ecur përpara".

Burime të tjera thonë se nuk pati asnjë tradhëti dhe "askush nuk bëri diçka të keqe".

Gjithashtu zëra të tjerë kanë pohuar se kandidimi i West për president ndikoi edhe më shumë në ftohjen e marrëdhënieve të çiftit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco