FBI po heton rrëmbimin e buldogëve të Lady Gaga

FBI po heton rrëmbimin e buldogëve të Lady Gaga

08:26, 26/02/2021
A+ Aa A-

Thuhet se FBI po heton nëse rrëmbimi i buldogëve të Lady Gaga ishte i motivuar politikisht sepse ajo këndoi në inaugurimin e Presidentit Joe Biden muajin e kaluar. 

Sipas The Sun , agjentët e FBI-së që janë të specializuar për raste rrëmbimesh dhe shpërblimesh po punojnë me Departamentin e Policisë në Los Anxhelos për të zbuluar 'saktësisht çfarë e motivoi këtë incident'.

Ngjarja ka ndodhur teksa Lady Gaga është në Romë duke xhiruar filmin ‘’Gucci’’ me regjizorin Ridley Scott, në lidhje me vrasjen e Maurizio Guccit.  

Ylli i popit do të luajë rolin e Patrizia Reggiani , e dënuar si nxitëse e vrasjes së burrit të saj.

Por ndërsa ajo ndodhet në Romë tre qentë e saj janë rrëmbyrer në Los Angeles.

Sipas raporteve të mediave amerikane, vetëm në orët kur ylli i popit zbarkoi në Itali, kujdestari i saj i qenve, Ryan Fischer, 30 vjeç , u sulmua në West Hollywood dhe rrëmbyesit ikën me dy nga tre bulldogët e këngëtares Koji dhe Gustav.

Gaga ka ofruar gjysmë milioni dollarë si shpërblim.

Fischer kishte dalë për të shëtitur tre qentë rreth orës dhjetë të mbrëmjes. 

Gjatë përleshjes me rrëmbyesit, Fischer u plagos nga katër të shtëna me armë në gjoks dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Është e paqartë nëse Koji dhe Gustav ishin shënjestra e rrëmbyesve, pasi bulldogët francezë janë veçanërisht të kërkuar dhe mund të shiten deri në 10,000 dollarë secili.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco