Njihuni me doktoreshën që kthen ilaçet e skaduara në art

Njihuni me doktoreshën që kthen ilaçet e skaduara në art

07:45, 26/02/2021
A+ Aa A-

Emri i saj është Eleni Ioannidou.

Ajo është mjeke, shefe e ekipit të koronavirusit në spitalin e përgjithshëm të Rethymnos, Greqi.

Për të larguar stresin e punës së saj, ajo ka gjetur një mënyrë shumë interesante, përdor ilaçet e skaduara për të ndërtuar mozaikë.

Gjithçka filloi në vitin 2019 në Klinikën e e Solidaritetit Social të Rethymnos anëtare e së cilës është dhe mjekja.

Aktiviteti kryesor i kësaj klinike është mbledhja e ilaçeve dhe shpërndarja e tyre tek njerëzit në nevojë.

Por qese me ilaçet mbërrin çdo ditë në zyrën e mjekut nga qytetarë që nuk kishin nevojë për to.

Vullnetarët e Klinikës Sociale veçuan ilaçet. 

40% deri 50% u shpërndanë pacientëve në nevojë. 

10% deri 20% ishin ilaçe spitalore dhe u kthyen në spital për përdorim. 

Pjesa tjetër ishin ilaçe të skaduara dhe duhej të hidheshin. 

Vullnetarët të vetëdijshëm për mjedisin nuk mund të hidhnin kurrë ilaçet e tyre së bashku me mbeturinat e zakonshme. 

Ata filluan të hapnin paketat: Tabletat do të futeshin në koshat e farmacive speciale, ndërsa paketat e letrës dhe aluminit në koshat blu të riciklimit.

Ndërsa bënte këtë punë, znj. Ioannidou vuri re se disa prej tyre kishin ngjyra të jashtëzakonshme , përveç ngjyrave të zakonshme që shumica prej nesh i njohin.

Ajo mendoi se si mund të përdoren dhe arriti në përfundimin se do të bëheshin mozaikë të bukur. 

Ajo mori pilulat e skaduara dhe filloi testimin. 

Testet po shkonin mirë dhe rezultatet ngadalë po bëheshin mbresëlënëse.

Znj. Ioannidou shprehet se sidomos gjatë periudhës së karantinës, kjo punë i dha një lehtësim të madh nga intensiteti i punës.

Tani ajo bën vepra të mrekullueshme arti, kryesisht portrete, në dimensione të mëdha. 

Siç shpjegon ajo, ata kanë nevojë për sipërfaqe të mëdha që të jenë në gjendje të bëjnë detajet me pilulat.

 E pyetur për sa ilaçe hidhen, ajo përgjigjet se ajo që përdor për punën e saj nuk është asgjë në krahasim me pilulat që hidhen çdo ditë, qoftë në koshat e veçantë të farmacive  apo në mbeturinat e zakonshme./ prothema.gr

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco