Ben Affleck thotë se divorci me Jennifer Garner e bëri aktor më të mirë

Ben Affleck thotë se divorci me Jennifer Garner e bëri aktor më të mirë

21:08, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ben Affleck në një intervistë të fundit ka folur më gjatë për jetën e tij personale, ndarjen nga Jennifer Garner dhe fëmijët e tyre. Aktori tha se eksperiencat në jetë e kanë ndihmuar të bëhet aktor më i mirë.


“Jam në një pikë të jetës ku kam shumë eksperiencë për ta bërë rolin tim edhe më interesant. Duke u rritur dhe duke patur eksperienca intensive personale e ka bërë aktrimin tim më të mirë”.
Gjatë intervistës Ben tha se nuk e mendonte kurrë se varësia e tij ndaj alkoolit do të çonte në ndarjen nga Jennifer Garner.

“Nuk doja të divorcohesha, nuk doja të isha një person i divorcuar. Sinqerisht nuk doja të ndaja familjen time. Më mërzit kjo gjë sepse unë nuk isha siç duhej dhe kjo është e dhimbshme dhe zhgënjyese për mua”- tha aktori.
“Divorci është pendimi im më i madh. Ajo çfarë ndodhi ishte se unë fillova të pija e të pija më shumë derisa martesa u shkatërrua”, tregoi Affleck.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco