Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBT në Australi

Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBT në Australi

16:40, 25/02/2021
A+ Aa A-

Më 6 Mars të këtij viti, do të organizohet parada e homoseksualëve, lesbikeve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Australi.

Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora do të jetë këngëtarja që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBT në Australi.

Image

Interpretuesja e hiteve “Anywhere” dhe “Big” do të ndriçojë paradën me performacën e saj live, së bashku me shumë emra të tjerë të njohur të muzikës.

Rita këto ditë po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Vitin e kaluar, ishte këngëtarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, ajo e cila këndoi në paradën e komunitetit LGBT në Australi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco