Depardieu ‘tradhëtohet’ nga kamerat e shtëpisë së tij

Depardieu ‘tradhëtohet’ nga kamerat e shtëpisë së tij

09:45, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë në rezidencën e Gerard Depardieu në lagjen e 6-të të Parisit e kanë 'tradhëtuar' aktorin e famshëm francez.

Sipas mediave franceze, kamerat e vëzhgimit në shtëpinë e aktorit 72-vjeçar tregojnë atë që ndodhi në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tij tre vjet më parë.

"Ne shohim, gjatë takimit të parë, dy aktorët duke biseduar, pastaj aktorin e famshëm ... duke i dhënë dorën. Më pas ata shkuan në dhomën e gjumit, ku nuk kishte kamera" shkruan gazeta franceze "Le Parisien".

Për momentin, materiali është në duart e policisë, sipas mediave franceze.

Gerard Depardieu, pretendon se seksi me aktoren ishte konsensual.

Sipas gazetës "Le Figaro", "ajo që ndodhi nuk kishte asnjë lidhje me profesionin, domethënë, përdhunimet nuk ndodhën në kontekstin e një prove të teatrit, siç raportohej fillimisht nga disa botime franceze".

Nga ana e saj, avokati i aktores franceze, Elodie Tuayon Ibon , shpreson, siç tha ajo, se "privatësia e klientit të saj do të respektohet", ndërsa çështja zhvillohet.

Viktima gjithashtu pretendon se ajo ishte në një gjendje "mohimi" kur u kthye në shtëpi pasi u përdhunua dhe se më pas u sulmua seksualisht nga Depardieu për herë të dytë.

'Një vit më vonë pretendimet e aktores u refuzuan, por viktima vazhdoi procedurat për hetimin të fakteve.

Avokati i Depardieut, Herve Temim tha dje se aktori, i cili është i lirë, por nën mbikëqyrje gjyqësore, mohon plotësisht akuzat.

"Unë jam i bindur që në fund të këtij hetimi, Gerard Depardieu do të lirohet," tha ai .

Departieu konsiderohet si një personazh i diskutueshëm me një temperament shpërthyes .

Ai u bë i famshëm në kinemanë franceze dhe jo vetëm për rolet e tij në filma të tillë si "Cyrano de Bergerac", "Jean de Florette" dhe "Camille Claudel". 

Gjithashtu Depardieu kishte një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, duke pasur më shumë se 180 filma: midis tyre filmi shumë i suksesshëm "Green Card".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco