Lajm i mirë për fansat, Finem gati për hitin e radhës

Lajm i mirë për fansat, Finem gati për hitin e radhës

08:28, 25/02/2021
A+ Aa A-

Prej kohësh, Finem është kthyer në një nga reperët e rinj, më të dashur dhe më të njohur në Shqipëri.

Pas këngës 'Benzi' që u kthye shpejt në hit, dhe vetëm një vit më pas, numëron 26 milionë klikime, Finem pasoi me hite të tjera, duke e kthyer vitin që kaloi, në një vit mjaft produktiv në jetën e tij muzikore.

Dhe duket se reperi ka vendosur të mos ndalojë, pasi vetëm  pak orë më parë, në llogarinë e tij në Instagram, ka ndarë një foto nga një studio muzikore, ku duket se po punon për hitin e radhës.

Në foto ai pozon me artistin Solo dhe me menaxherin e Vip-ave, Xhani Demika.

Ndërkohë që Finem na tregoi se diçka e mirë po vjen, të shumtë janë fansat që kanë filluar numërimin mbrapsht për këtë hit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco