Andi, çun romantik/  Melisa merr surprizën më të bukur!

Andi, çun romantik/ Melisa merr surprizën më të bukur!

22:09, 24/02/2021
A+ Aa A-

Melisa-Andi janë një nga dyshet më të diskutura të ditëve të fundit.

Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe janë publikuar disa foto që i kanë përforcuar akoma më shumë këto dyshime.

 

Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Image

Madje, ditën e djeshme u nxorrën ‘sheshit’ të tjera detaje që vërtetonin se ata ishin bashkë, sërish për rroba të njëjta.

Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit, teksa ka ndarë edhe video në InstaStory.

Të njëjtën këmishë që ka veshur Melisa, e mbante veshur Andi në intervistën e tij në “Roped with Olsi”.

Image

Ata po shijojnë lidhjen e tyre në qetësi, por Melisa s’ka mundur ta mbajë dot për vete dhuratën romantike që i ka bërë Andi.

Ai i ka dhuruar një buqetë gjigante me trëndafila, brenda së cilës ishte e formuar shkronja e emrit të saj, “M”.

Melisa e ka shoqëruar videon me një këngë dashurie, “It’s you” nga Ali Gatie.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco