Noizy i bëri diss, Stresi nga arratia: Do kthehem, e do jua …! As për 1 milion paund nuk e shes shokun

Noizy i bëri diss, Stresi nga arratia: Do kthehem, e do jua …! As për 1 milion paund nuk e shes shokun

16:35, 24/02/2021
A+ Aa A-

Pas pjesmarrjes në protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga ana e policisë, prej disa muajsh, reperi i njohur Stresi po qëndron në arrati, pasi blutë e kanë nxjerrë në kërkim.

Por rreth një muaj më parë reperi rival Noizy i ka kushtuar një këngë grupit të Stresit, duke e detyruar reperin të reagojë nga arratia.

Stresi ka paralajmëruar se do kthehet në verë në lagjen e tij, e do jua q… listën e dasmës.

Ai publikoi foto teksa fliste në kamera me miqtë e tij dhe deklaroi se nuk do i shiste as për 1 milion paund, pasi e ka provuar vetë atë dhimbje.

“As për 1 milion paund nuk e shes shokun sepse e kam ndjerë atë dhimbje, vetë jam shitur, po në fund kanë shitur veten! Kthehet baba në lagje këtë verë e jua q… listën e dasmës”– shkroi reperi. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco