Nuk njeh humbje/  Me fjalë emocionuese, Florian Marku tregon se kush e mbështet më së shumti

Nuk njeh humbje/ Me fjalë emocionuese, Florian Marku tregon se kush e mbështet më së shumti

12:51, 24/02/2021
A+ Aa A-

Kryetema e këtyre ditëve, ka qenë padyshim boksieri shqiptar, Florian Marku, falë triumfit ndaj britanikur Rylan Charlton.

Marku fitoi me nokaut teknik në raundin e tetë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e mesme të lehtë dhe tashmë synimet e tij janë të bëhet kampion në këtë kategori.

Dihet tashmë se 28-vjeçari ka shumë tifozë që e ndjekin atë për secilën hyrje të tij në ring, por siç na e bëri me dije Marku, mbështetësja që i qëndron gjithmonë pranë është partnerja e tij, Eirini Konomi.

Boksieri shqiptar ka shpërndarë një fotografi me partneren e tij në rrjetin e tij social në Instagram pas një dreke të përbashkët dhe ka treguar se ajo është shtytësja kryesore drejt sukseseve.

“Mbështetësja ime më e madhe”, është përshkrimi krahas fotografisë që ka postuar Marku.

Kujtojmë që Marku është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC, 28-vjeçari i lindur në Lushnjë, por i formuar si sportist në Greqi, nuk njeh asnjë humbje.

Shpirti i tij rebel dhe luftarak ka bërë që Florian Marku të provojë edhe burgun, ku tregon edhe historitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë kësaj eksperience

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco