U ndanë pas 8 vitesh/ Ish e fejuara ruse ka një mesazh publik për Rinianin

U ndanë pas 8 vitesh/ Ish e fejuara ruse ka një mesazh publik për Rinianin

11:49, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një nga konkurrentët më të ri të 'Përputhen' dhe më të përfolur gjithashtu, është Riniani.

Në një nga deklaratat e tij, ai ka treguar se vite më parë ka qenë në një fejesë me një vajzë ruse, me të cilën ka qëndruar plot 8 vite.

Por, ndjekësit aluduan se ai ishte i martuar, madje se kishte dhe fëmijë, aludime këto të hedhura poshtë nga Riniani.

Mirëpo, duket se këto dyshime kanë arritur deri tek ish- e fejuar e konkurrentit, pasi  Marcela ka reaguar me anë të një statusi në Instagram, si për të treguar se mes saj dhe Rinianit nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi.

“Çkemi! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Fat të mbarë, Marsy”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet që dyshja e kanë mbyllur mirë dhe se ruajnë ende vlerësim dhe respekt për njëri-tjetri.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco