Shefi i Chelseas e ekzagjeron me të vërtetë, i dhuron vetes një mega jaht, ja sa ka kushtuar

Shefi i Chelseas e ekzagjeron me të vërtetë, i dhuron vetes një mega jaht, ja sa ka kushtuar

10:37, 24/02/2021
A+ Aa A-

Roman Abramovich është një nga njerëzit më të pasur në botë, një biznesmen i zoti dhe pronar i një prej klubeve më të rëndësishme në botë: Chelsea . 

Gjatë viteve ai e ka treguar veten që nuk kursen para, si në fushë me Chelsea-n e tij dhe në jetën private.

 "The Sun" raporton se pasuritë në paund të pronarit të Blues janë rreth 9.8 miliardë .

Abramovich nuk e shqetëson nëse do të investojë, veçanërisht në luks, thjesht shikoni në rezidencën prej 125 milion £ në Kensington,

Por së fundmi Bosi i Chelsea e ka ekzagjeruar, i ka dhuruar vetes një superjaht të ri që kap vlerën e 430 milion £, një shifër me të vërtetë e frikshme. 

Është më shumë se 140 metra i gjatë dhe do t'i dorëzohet manjatit rus në verë. 

Solaris (emri i mega jahtit) do të ketë 48 kabina dhe do të jetë në gjendje të strehojë deri në 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 60 personash. 

Me pak fjalë, edhe këtë herë duket se pronari i Chelsea nuk ka kursyer shpenzime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco