Gérard Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

Gérard Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

08:15, 24/02/2021
A+ Aa A-

Aktori francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunim, të një aktore në shtëpinë e tij tre vjet më parë.

Aktualisht, ai po përballet me akuza nga gushti i vitit 2018.

Një hetim fillestar mbi akuzat për përdhunim kundër Depardieu, 72 vjeç, u mbyll në 2019 për mungesë provash por u rihap verën e kaluar, duke çuar në akuza penale të paraqitura në dhjetor, tha burimi.

Aktorja akuzon Depardieu se e kishte përdhunuar dhe sulmuar atë në shtëpinë e tij në Paris në gusht 2018.

Avokati i Depardieut, Hervé Temime, i tha AFP se Depardieu, i cili është i lirë, por nën mbikëqyrje gjyqësore, "hedh poshtë plotësisht akuzat".

Sipas një burimi pranë çështjes, Depardieu është një mik i familjes së gruas.

Disa raporte kanë sugjeruar që Depardieu dhe aktorja ishin duke provuar një skenë të një shfaqje teatri, por burimi tha se "nuk kishte asgjë profesionale në këtë takim".

Avokati i gruas, Élodie Tuaillon-Hibon, i tha AFP se ajo shpresonte që "sfera private e klientit të saj do të respektohet" ndërsa çështja zhvillohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco