Kampioni bën autografin e rrallë në barkun e gruas shtatzënë

Kampioni bën autografin e rrallë në barkun e gruas shtatzënë

10:47, 23/02/2021
A+ Aa A-

Novak Djokovic është i sigurt se pas disa muajsh do të ketë një fans të ri.

Këtë gjë e konfirmoi një grua shtatzënë, që i ka kërkuar tenistit serb të japë autografin e tij në barkun e saj.

Momente argëtuese kur gruaja shtatzënë i kërkoi numrit 1 në botë të hedhë autografin në barkun e saj.

Dhe, tenisti serb, nuk ia prishi dëshirën, aq më tepër një gruaje shtatzënë, duke hedhur firmën në barkun e fryrë.

Tenisti serb, fitues i grand slam të Australian Open dy ditë më parë, ndodhet ende në Melburn për ceremonitë e rastit, ku ka bërë edhe foto me trofeun e fansat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco