Këngëtarja e njohur konfirmon shtatzëninë: Lumturia që ndjej në zemër është e pafundme

Këngëtarja e njohur konfirmon shtatzëninë: Lumturia që ndjej në zemër është e pafundme

08:38, 22/02/2021
A+ Aa A-

Natti Natasha do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja e hitit “Criminal” zbuloi se është në pritje të ëmbël gjatë performancës së saj në Premio Lo Nuestro.

Ajo u ngjit në skenë për të interpretuar këngën e saj “Antes Que Salga El Sol”, ku shfaqej e veshur me një jumpsuit Duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur ndërsa këndonte.

Këngëtarja latine ka realizuar një set fotografik, ku krahas shkruan. “Një provë tjetër që gratë janë luftëtare dhe kur Zoti thotë PO nuk ka asgjë që të pengon. Lumturia që ndjej në zemër është e pafundme". 

Natti u shpreh për “People Espanol” se ajo dhe i fejuari i saj, menaxheri i muzikës Rafael Pina, mendonin se ishte koha e duhur për të provuar për një fëmijë.

Ajo tregoi se për shkak të një operacioni për heqjen e një tubi fallopian, iu nënshtrua trajtimit IVF.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco