Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Gentjan Zenelaj rrëfen betejën e fituar me vështirësi me COVID-19: Nuk lidhja dot këpucët…

Gentjan Zenelaj rrëfen betejën e fituar me vështirësi me COVID-19: Nuk lidhja dot këpucët…

07:42, 22/02/2021
A+ Aa A-

Muaj më parë aktorii humorit Gentijan Zenelaj u infektua me COVID-19.

Pas disa muajsh aktori ka treguar se e ka fituar betejën e tij me C OVID-19 me vështirësi, duke u shprehur se nuk lidhte dot as këpucët e tij.

 “E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra, në 4 janar nuk lidhte dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, tregon Gentiani i ftuar në “Fitstation”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco