Së shpejti prindër për herë të dytë, Graniti dhe Leonita zbulojnë gjininë e fëmijës

Së shpejti prindër për herë të dytë, Graniti dhe Leonita zbulojnë gjininë e fëmijës

19:59, 27/01/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, zbuluan se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të dytë. Ata e kishin mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë shtatëzisë, derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Futbollisti postoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihej përkrah bashkëshortes dhe vogëlushes së tyre, që shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe.

Ndërkohë sot Leonita ka zbuluar në formën më origjinale se ata do të bëhen sërish prindër të një vajze.

Bashkëshortja e futbollistit ka publikuar në Instagram disa foto biskotash, të cilat janë të ngjyrosur në rozë dhe mbi to shkruhet “Është vajzë”. Ndërsa në një tjetër shkruhet “Motra e madhe Ayana”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco