Nga Kapitoli në pasarelë/ Amanda Gorman nënshkruan kontratë me IMG Models

Nga Kapitoli në pasarelë/ Amanda Gorman nënshkruan kontratë me IMG Models

13:50, 27/01/2021
A+ Aa A-

Pasi bëri histori si poetja më e re inauguruese javën e kaluar, Amanda Gorman ka nënshkruar një kontratë me IMG Models.

Sipas 'The Hollywood Reporter' , marrëveshja do t'i sigurojë 22-vjeçares të Harvardit, që të jetë imazh i disa markave të njohura.

Gorman pushtoi për herë të parë audiencën gjatë një shfaqjeje të poezisë së saj origjinale "The Hill We Climb" në ceremoninë e betimit të Presidentit Biden .

Image

Ajo kishte veshur një pallto të verdhë të ndritshme dhe kishte vendosur në kokë një shirit të kuq prej sateni, duke tërhequr mjaft vëmendje me stilin e saj të veçantë.

Pas këtij momenti historik, librat e saj gjithashtu u renditën në krye të listës së best-sellerëve të Amazon .

Supermodelja Gigi Hadid, e cila gjithashtu ka nënshkruar me IMG, duartrokiti arritjen e Gorman, në Instagram.

Ndoshta, Gorman së shpejti, do të presë biletën e saj për statusin e supermodeles në nivelin Hadid.

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco