VIDEO/ Pas darkës së famshme, vihet nën hetim Nusreti

VIDEO/ Pas darkës së famshme, vihet nën hetim Nusreti

12:57, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një muaj më parë Nusret Gokçe teksa shijonte qëndrimin e tij në një hotel luksoz publikoi një video ku tregonte pjesët e tij intime.

Shefi i famshëm i kuzhinës shihet në video teksa hidhet në shtrat me një robdisham pa të brendshme.

Komentet negative të bëra në video ishin të shumta por një qytetar ka paraqitur një ankesë në lidhje me këtë video në zyrën e prokurorit ku ka shprehur shqetësimine tij.

Qytetari paraqiti ankesën së bashku me imazhet e videos, duke deklaruar se se ky imazh  prish moralin e njerëzve, pasi shefi i njohur ka plot 33 milionë ‘followers”.

Sipas mediave turke thuhet se  zyra e prokurorit ka filluar një hetim mbi fenomenin Nusret pas ankesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco