Alket Zaimi, artisti që dashuron folkun me shpirtin e një rrokeri, flet për projektet e reja

Alket Zaimi, artisti që dashuron folkun me shpirtin e një rrokeri, flet për projektet e reja

11:39, 27/01/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me Skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte i ftuar Alket Zaimi, një nga pjesëtarët e ish-grupit muzikor folklorik më të famshëm, ‘Djemtë e Vjosës’.

Alket Zaimi është një ndër emrat më të vjetër në botën e muzikës popullore jugore shqiptare.

Përsa i takon imazhit të tij, dhe fakti që ai ka punuar aq shumë me muzikë popullore dhe duket si një rroker, ai u shpreh:

Në personalitetin e Alketit jetojnë dy njerëz, njëri është njeriu që dashuron folkun nga gjenetika familjare, dhe i dyti një njeri që këndon muzik të lehtë dhe është stil rrok në një mënyrë apo tjetër.”

“Në rininë time kam kënduar në kitarë akustike, gjatë rrugës filloi muzika folk, dhe pasi u ktheva nga Akademia e Arteve në Tepelenë, fillova folkun me grupin tim të parë ‘Ali Pasha’".

Alket Zaimi është një nga këngëtarët që qëndron pas këngëve më legjendare të muzikës folkorike, me të cilën është bërë i njohur.

I pyetur nga Flavio nësë i vjen keq që njihet më shumë si një nga ‘ Djemtë e Vjosës’ dhe më pak si ‘Alketi-solist’ , ai u shpreh:

“Unë grupin nuk e kam prishur, por grupi po rikonstruktohet pasi duhet të fusim një frymë të re. Dhe këngëve polifonike nuk ju ndahem. Gjatë gjithë kohës jam fokusuar tek grupi dhe kam lënë veten pak pas dore, dhe kështu duke dalë dhe solo dua të tregoj se unë mund ta bëj dhe vetëm këtë punë dhe të tregoj fuqinë dhe karakterin tim.”

Këtë verë Alketi ka sjellë një projekt të ri të titulluar ‘Të pres këtë behar’, një projekt i cili rezultoi i suksesshëm.

Në lidhje me këtë projekt ai u shpreh:

“E drejta e autorit dhe klikimet në janë bërë ankth. Dhe ne jemi nga ata që vritemi nga fjalët. Ka shumë padrejtësi. Dhe duhet dikush që të meret me këto gjëra.”

Pjesë nga intervista:

Flavio: Si e ndan jetën mes Tiranës dhe Tepelenës?

Alketi: Unë kam qenë gjithë kohës në Tiranë, pas Akademisë së Arteve jam kthyer vetëm dy vite. Në Tepelenë kam nënë dhe vëllain dhe shkoj i vizitoj herë pas here, sepse nëna është shpirti.

Flavio: Si të ben të ndjehesh fakti që disa nga këngët e tua folklorike janë të pakrahasueshme me çdo projekt tjetër dhe numërojnë shumë klikime?

Alketi: Unë kur bëjë rrugë të gjata dëgjoj vetëm polifoni, polifonia është magji. Këtë dashuri për polifonin ja kam ushqyer dhe djalit tim. Unë gjithë kohës studioj polifoninë. Dhe tani po bëj një këngë të re.

Flavio: A ka një këngë të re në bashkëpunim me Paron?

Alketi: Pandemia ka bërë punën e vet. Kam krijuar një bazë me 3 a 4 këngë që janë gati për tu hedhur, kam supriza të bukura. Kënga me Paron ishte një merak dhe një gjë që kisha planifikuar. Ne ngjajmë shumë dhe në stilin e të kënduarit. Kënga flet për nënë e bir, dashurinë e djalit për një femër të bukur dhe ka merakun e nënës se mos ajo bëhet xheloze.

Flavio: Por me djalin kur do të vijë një duet?

Alketi: Dueti është bërë gati, ka për të qenë një këngë super, dhe është një këngë që flet për të rinjtë që ikin.

I pyetur nga Flavio mbi vështirësit me të cilat hasin këngëtarit në treg, Alketi u shpreh:

“Tregu shqiptar është shumë i vështirë. Tani e kanë kthyer në biznes. Dhe nuk ka selektim. Dikur këndonin vetëm ata që këndonin bukur. Tani u janë kthyer të gjithë popullores dhe të gjithë këndojnë nëpër dasma.”

Gjithashtu, në fund, këngëtari e mbylli me një mesazh dhe thirrje për të gjithë këngëtarët e rinj:

“Ju bëj një thirrje artistëve të mos jen kaq të ngrirë, mos u bëni kaq pseudo-artistikë kur keni muzikën popullore në gjak. Provoni të kompozoni këngë popullore!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco