Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Këngëtare në kroçera, Mariza Ikonomi tregon për aventurën e saj në det

Këngëtare në kroçera, Mariza Ikonomi tregon për aventurën e saj në det

14:35, 26/01/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar në studion e emisionit të mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në  SYRI TV, nën moderimin e Flavio Qarrit.

Mariza Ikonomi është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur, ajo ka vite në tregun muzikor , karrierën dhe famën e nisi në moshën 10 vjeçare.

Këngëtarja foli mbi këngën e saj me të re në tregun muzikor ‘Dua të jetoj’,  dhe si ndikoi pandemia në jetën dhe projektet muzikore .

‘Kënga ime e fundit, ‘Dua të jetoj’, ka qenë pjesë e një momenti të vështirë, po ashtu si për të gjithë shqiptarët , por unë e kalova me muzikë.

Kur krijova këngën normalisht kisha vështirësi sepse shikoja njerëzit, shikoja situatën, në televizion gjithçka ishte zi, mirëpo unë mendoj që njerëzit kanë në dorë të ndryshojnë shumë gjëra, të ndryshojnë konceptin e mendimeve apo vete qënien tonë, nuk duhet të varemi nga lajmet nga mendimet e njerëzve.

Dhe në një moment thashë që kjo nuk është ajo bota që unë dua, këta nuk janë njerëzit që unë do doja të takoja çdo ditë.

Kjo është një këngë që do doja ta shikoja botën ashtu si un do doja apo njerëzit që un i dua më tepër dhe çdo gjë është përfshirë në atë këngë e cila u kompozua shumë shpejt’, shtoi Mariza

Ndër të tjera Mariza, tregoi që në përjashtim të feedback-ut që ka marrë, dëshiron që mesazhi të transmetohet shumë dhe të kuptohet.

E pyetur nga Flavio, se si i duken perceptimi dhe raporti që kanë me famën këto personazhet dhe koleget e reja që kanë ardhur dhe janë produkt Instagrami, Facebook-u, Youtube, ajo u përgjigj:

Unë nuk kam asgjë kundra tyre sepse çdo kohë ka pjesën e vet, por mua më pëlqejnë gjërat e vërteta dhe këta këngët, klipet apo mesazhet, duhet të prekë jetën reale ndërsa tek këta klipe nuk ke asnjë jetë reale por është një jetë e shtirur .

Ndër të tjera këngëtarja rrëfeu aventurat e saj në Karaibe:

Ishte një eksperiencë e bukur, unë isha soliste në teatër nëpër kroçera, dhe e mora si dhuratë nga universi që përveç të këndosh, të punosh që është nga gjërat që e kam dashur gjithë jetën por kisha edhe fatin që të udhëtoja dhe të shikoje vende të bukura si Karaibe, Europa Veriore dhe e kam shijuar shumë se kam dhe një marrëdhënie të veçantë me detin.

E pyetur nga moderatori edhe për klikimet e muzikës, Mariza u përgjigj:

Klikimet besoj kanë shkuar mirë, megjithatë e mira nuk ka fund, dhe pse nuk jam shumë e klikimeve por jam kërkuese  ndaj vetes dhe normalisht që kërkoj më të mirën për këtë këngë dhe mbi të gjitha kërkoj që njerëzit të kuptojnë mesazhin dhe të marrin një mesazh të mirë, patjetër që kërkoj të dëgjohet, të shikohet sepse është një klip i bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco