Jim Carrey 'sulmon' ish Zonjën e Parë të SHBA-së, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Jim Carrey 'sulmon' ish Zonjën e Parë të SHBA-së, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

09:40, 26/01/2021
A+ Aa A-

Aktori Jim Carrey ka qënë në qendër të vëmëndjes së shumë përdoruesve të internetit dhe mediave sociale në orët e fundit dhe arsyeja është një koment në lidhje me ish Zonjën e Parë të SHBA.

Në fakt kohët e fundit klima është polarizuar shumë në SHBA dhe çdo ditë interneti po bëhet një fushë konfrontimesh të ashpra midis mbështetësve të Donald Trump dhe Joe Biden, i cili është presidenti i ri i vendit.

Carrey duke dashur të tregojë përkushtimin e tij për adminsitratën e Joe Biden, ai ngarkoi një skicë të Melanisë në mediat sociale ku shkroi se shpreson se kontrata me burrin e saj të financojë jetën e saj deri në fund.

'Lamtumirë Zonja e Parë më e keqe. Shpresoj që marrëveshja të mund të financojë jetën tuaj deri në fund. Faleminderit për asgjë" shkroi në postim aktori.

59-vjeçari e ndau këtë postim me 18.9 milion ndjekësit e tij në Twitter dhe përkundër faktit se ai mori shumë pëlqime, ai gjithashtu mori kritika të forta.

Komenti i tij u konsiderua i vrazhdë, seksist dhe i papërshtatshëm për dikë që i përket sferës publike.

Një përdorues shkroi:

«Gjithmonë mendoja se ishe i ftohtë në gjykim. Tani ju jeni shumë hakmarrës me foto si këto.

Një tjetër shtoi: "Uau, më pëlqeni shumë dhe kam  menduar se jeni burim frymëzimi për njerëzit  por në fund ranë shumë poshtë".

Shumë nga përdoruesit e quanin aktorin edhe hipokrit.

Edhe njerëzit që thonë se nuk e mbështesin Trump nxituan të mbrojnë Melania dhe t'i tregojnë aktorit se karakterizime të tilla janë të papranueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco