E pyesin për marrëdhënien me Almeda Abazin, ja si përgjigjet Afërdita Dreshaj

E pyesin për marrëdhënien me Almeda Abazin, ja si përgjigjet Afërdita Dreshaj

08:13, 26/01/2021
A+ Aa A-

Afërdita Dreshaj është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt pret të bëhet nënë e një djali.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Përveç pyetjeve të shumta për shtatzëninë dikush e ka pyetur Afërditën edhe për raportet që ka me Almeda Abazin.

Ajo ka treguar se Almedën e ka njohur shumë kohë më parë dhe është shprehur se nuk ka parë kurrë femër aq të bukur e natyrale.

“Me Almedën jemi njohur vite më parë dhe asnjëherë s’kam parë femër aq të bukur natyrale”, është përgjigjur Afërdita.

Këtë postim e ka publikuar edhe Almeda dhe ka shkruar: “Shpirti im ti. Afërdita të dua shumë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco