Pas largimit, Enxhëll i nis një videomesazh Saimirit dhe i bën një kërkesë të pazakontë

Pas largimit, Enxhëll i nis një videomesazh Saimirit dhe i bën një kërkesë të pazakontë

22:46, 25/01/2021
A+ Aa A-

Një javë më pare, Enxhëll vendosi të linte emisionin “Love Story”, duke u shprehur se aty po duronte gjëra që jashtë nuk do i kishte duruar.

Por mbrëmjen e sotme, ajo i surprizoi të gjithë. Enxhëll kishte dërguar një videomesazh në regji për Saimirin, i cili u transemtua direkt në program. Ajo kishte shkruar një letër të gjatë për Saimirin, në të cilën shprehej se ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht javën e shkuar, ndaj mori atë vendim.

Duke folur mes lotësh, Enxhëll i kërkoi Saimirit që të rikthehej sërish në program për të garuar në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera për të fituar dashurinë e tij.

“Letrat nuk dalin kurrë nga moda si letrat tek filmi ‘The Notebook’. Njeriu kur shkruan i thotë të gjitha ato që ndjen. Dëshiroj të kërkoj falje me mërzitjen që të shkaktova me vendimin tim. Është një vendim emotiv, që cdo vajzë e mendon kur të shikon në takim me një vajzë tjetër. Është ngarkesë prej gjithçkaje që na rrethon, shoqëria, familja, miqësia. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura, ndjesi frike se si do të shkonte. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që përjetova në ‘Love Story’. Ti më ke dhënë emocione pafund, një javë më parë nuk u tregova e fortë, lashë emocionet të më dominonin. Kërkoj ndjese për ty, produksionin, vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë, por unë dua t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera, uroj të kemi mirëkuptimin tuaj”, tha Enxhëll.

Ndërkohë Saimiri i surprizuar nga videomesazhi i ish-konkurrentes tha se do e mendoj se çfarë do të ndodhë me të, sepse nuk e di çfarë të mendoj.

“Të them të drejtën as nuk e kuptova vendimin që mori se kaluam një kohë të bukur kishim takime të ngrohta, por unë e respektova vendimin që mori. E falenderoj për fjalët e bukura, por unë respektoj dhe vajzat që janë në program. Është një karusel ndjenjash nuk e di as vetë cfarë është e drejtë dhe jo shpreosj të kem disa ditë kohë për ta menduar”, tha Saimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco