Aktorja e njohur akuzon regjisorin e ‘Fast and the Furious’ për përdhunim

Aktorja e njohur akuzon regjisorin e ‘Fast and the Furious’ për përdhunim

19:35, 25/01/2021
A+ Aa A-

Aktorja dhe regjisorja, Asia Argento ka akuzuar regjisorin e “The Fast and the Furious” dhe të “xXx”, Rob Cohen, për sulm seksual.

Aktorja bëri për herë të parë akuzën e saj në gazetën italiane ‘Il Corriere della Sera’ javën e kaluar. Ajo vuri në dukje se ishte hera e parë që po fliste publikisht në lidhje me pretendimin e përdhunimit nga regjisori ndërsa punonte me të në filmin “xXx” së bashku me Vin Diesel dhe Samuel L. Jackson.

Ajo tha se Cohen e kishte përdhunuar pasi e kishte detyruar më parë të pinte GHB, një lloj droge e lidhur me sulmet seksuale. Një zëdhënës i regjisorit Cohen, e konsideroi pretendimin e Argentos si kategorikisht të rremë e madje shokues. Sipas tij, Argento dhe Cohen kanë patur një marrëdhënie të shkëlqyer pune dhe se vetë regjisori Cohen e konsideronte aktoren një mike.

“Në atë kohë, unë nuk e dija ekzaktësisht se çfarë kishte ndodhur. U zgjova në mëngjes e zhveshur, në krevatin e tij”, tha Argento për mediat italiane.

Akuzat, janë përfshirë edhe në autobiografinë e Argentos, “Anatomy of a Wild Heart”, që do të publikohet në Itali, më 26 janar. Argento ishte një nga të parat që akuzoi për përdhunim producentin e Hollywood-it Harvey Weinstein, tashmë të dënuar, dhe e bëri këtë në një interviste për the New Yorker në 2017. Por më pas, ajo u gjend vetë nën akuza për agresion seksual, në 2018, nga aktori amerikan Jimmy Bennett, në një rast që u zgjidh pasi ish partneri i saj, Anthony Bourdain, i pagoi Bennet 380 mijë dollarë pas akuzave që nga vetë Argento u konsideruan të rreme. Kujtojmë se Cohen në 2019 u akuzua në shtyp për agresion seksual ndaj një viktime, emri i të cilës nuk u bë publik. Më herët, ai ishte përballur me akuza të ngjashme nga vetë e bija, Valkyrie Weather, që e akuzonte se e kishte bezdisur kur ishte fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco