A është në një lidhje me Vildane Zeneli? Jon Gjebrea reagon me një status të gjatë pas lajmit

A është në një lidhje me Vildane Zeneli? Jon Gjebrea reagon me një status të gjatë pas lajmit

12:15, 25/01/2021
A+ Aa A-

Vildane Zeneli vihet shpeshherë në fokus të mediave rozë për fotot provokuese që ndan në rrjete sociale, por më e komentuara mbetet jeta private.

Modelja është përfolur prej kohësh për një lidhje me Jonin, djalin e moderatorit Ardit Gjebrea.

Spekulimet për një lidhje të mundshme nisën pas ndarjes së Jonit nga ish e fejuara Merlin Haxhiymeri.

Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto, gjë që shtoi dhe më tej dyshimet.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Joni përmes një postimi të gjatë në Instastory ku shprehet se me Vildanen njihet prej 10 vitesh duke mohuar kategorikisht lajmet se janë në një lidhje dashurie.

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Vizita ime në NY ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar.”, ka shkruar ndër të tjera Joni.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco