Redon Makashi: ‘Jam i dashuruar, dua ta provoj martesën, edhe pse e di që s’të bën të lumtur’

Redon Makashi: ‘Jam i dashuruar, dua ta provoj martesën, edhe pse e di që s’të bën të lumtur’

11:17, 25/01/2021
A+ Aa A-

Veterani i tingujve, Redon Makashi, së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’.

Si rrallëherë, këngëtari hapi zemrën, teksa zbuloi se është i dashuruar por pa zbuluar emrin e gruas që i ka vjedhur zemrën.

Duket, se vajza në fjalë, ka ‘bindur’ më në fund këngëtarin të shkojë drejt martesës, pasi ky i fundit  u shpreh se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën, ndërkohë që tashmë është rreth të 50-tave.

"Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorja.

“Përveç klipit që doli një brune”, shtoi Redon Makashi, duke lënë të kuptohet se partnerja e tij është një vajzë bionde.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco