Vals, llokume dhe çaste romantike/ Tea dhe Andi dalin çift nga ‘Pëputhen’

Vals, llokume dhe çaste romantike/ Tea dhe Andi dalin çift nga ‘Pëputhen’

09:59, 25/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në ‘Përputhen Prime’ ishte puntata e fundit në program për Tean dhe Andin, dyshen më të komentuar të programit.

Andi dhe Tea gjatë rrugëtimit të tyre në ‘Përputhen’ arritën të kenë një pëlqim të fortë për njëri-tjetrin, çfarë i bëri të deklaronin se javët e fundit ishin ekskluzivë vetëm për njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme Andi dhe Tea bënë publik vendimin e tyre final mbi marrëdhënien që kanë krijuar.

Dyshja, pohuan se duan të dalin nga programi, të përputhur, për të vazhduar njohjen jashtë programit.

"Ky është momenti që ne ta vazhdojmë rrugëtimin tonë jashtë, pa u penguar për t'u puthur apo përqafuar. Ta njohim njëri-tjetrin pa asnjë presion", thanë ata.

Ndërkohë para se të largohej, çifti kërceu një vals në studio duke falur një atmosferë romantike dhe festive.

Gjithashtu, Andi nuk harroi të shpërndante dhe llokume, një traditë e vjetër shqiptare e përdorur në fejesa dhe martesa,  por në këtë rast ai sqaroi se janë për mbarësinë e marrëdhënies së tyre.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco