‘Jam 100 kanibal’ : Aktet e sëmura të aktorit Armie Hammer

‘Jam 100 kanibal’ : Aktet e sëmura të aktorit Armie Hammer

09:18, 25/01/2021
A+ Aa A-

Nuk kanë fund informacionet që vijnë në lidhje me fantazitë dhe veprimet e sëmura të aktorit Armie Hammer.

Gjithçka filloi disa ditë më parë kur një llogari misterioze në Instagram e quajtur ‘House of Effie’’ filloi të publikonte mesazhe në lidhje me aktorin dhe të përshkruante fantazitë e përdhunimit dhe kanibalizmit të tij.

Gruaja protagoniste ‘ Më thirr me emrin tënd’ Elizabeth Chambers, tha se ishte e tronditur dhe e neveritur dhe që nga ajo kohë shumë nga të dashurat e Hammer kanë folur publikisht për atë që kanë kaluar me aktorin 34 vjeçar.

 Courtney Vusekovic është një nga ish-të dashurat e Hammerit që zbuloi përvojën e saj traumatike.

Modelja e quante Hammerin ‘’hanibal’’ dhe shumë shpesh e lëndonte atë ndërsa ai kënaqej teksa lëpinte gjakun që rridhte nga plagët e saja.

Modelja gjithashtu deklaroi se ai kishte shprehur shumë herë të dëshirën për të gjetur një mjek që të hiqte brinjën e saj dhe ta gatuanin atë në një Barbecue. 

Por zbulimet tronditëse nuk ndalen këtu.

Paige Lorenze, një tjetër e dashur e aktorit, ndau fotot e torturave të saj.

Hammer kishte gdhendur inicialet e emrit të tij me një thikë, disa inç mbi organet gjenitale të saj.

Armie Hammer ende nuk ka bërë një deklaratë publike për atë për të cilën akuzohet.

Sidoqoftë, gjërat po bëhen të vështira për aktorin çdo ditë, pasi më shumë informacione vijnë nga gra të ndryshme.

Nga ana tjetër, Hollywood-i ka anuluar bashkëpunimet e planifikuara me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco