FOTO/ Prova tjetër që i bind fansat se Loredana është shtatzënë për herë të dytë

FOTO/ Prova tjetër që i bind fansat se Loredana është shtatzënë për herë të dytë

16:23, 24/01/2021
A+ Aa A-

Prej pak ditësh, po përflitet se Loredana është në pritje të ëmbël. Në Instagram, Facebook, Tik-Tok është mbushur me foto të Loredanës, ku barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se me shumë mundësi ajo është shtatzënë për herë të dytë duke përjashtuar çdo mundësi që barku i saj të duket si rezultat i pozicionit të fotove, ose edhe të shtimit në peshë.

Së fundmi, është publikuar në tjetër foto, që i ka bindur ende edhe shumë se reperja po pret bebushin numër 2.

E veshur e gjitha me blu, Loredana shfaqet me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht.

Vetë reperja nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, por ka qenë Mozzik ai që s’ka qëndruar dot pa dhënë një përgjigje!

Sigurisht që edhe ai i ka lexuar lajmet që shkruhen lart e poshtë për të dhe Lorin dhe ka lënë një koment në njërin prej tyre.

“Loredana shtatzënë për herë të dytë?”- është titulli i lajmit të cilit Mozzik i përgjigjet në koment:

“Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, shoqëruar me emojin e një buzëqeshjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco