Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

 Uanda Nara fiton gjyqin me Google dhe Yahoo mbi një video seksi që qarkulloi në internet

Uanda Nara fiton gjyqin me Google dhe Yahoo mbi një video seksi që qarkulloi në internet

13:31, 23/01/2021
A+ Aa A-

Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e futbollistit Mauro Icardi, ka fituar gjyqin me Google dhe Yahoo mbi një video seksi që qarkulloi në internet, ku pretendohej dhe i atribuohej Wandas sikur ishte protagoniste.

Triumfin e saj përmes dy gjigandëve të teknologjisë, Wanda e ndau me 7.4 milionë fansat e saj në Instagram.

Google dhe Yahoo duhet t’i paguajnë nënës së 5 fëmijëve dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar.

Gjykata nënvizoi se video erotike e shpërndarë në Google dhe Yahoo i atribuohej gabimisht Ëanda Naras dhe ishte rishpërndarë më pas edhe në faqe të tjera pornografike.

Videoja ka marrë milionë shikime përmes kërkimit në Google dhe Yahoo.

Wanda nuk kishte reaguar asnjëherë për këtë çështje, deri më tani kur u dha vendimi nga gjykata në favor të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco