Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

E ka kaluar prej kohësh COVID-19, por Eni Koçi tregon pasojat të cilat i vuan ende

E ka kaluar prej kohësh COVID-19, por Eni Koçi tregon pasojat të cilat i vuan ende

08:36, 23/01/2021
A+ Aa A-

Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze.

U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja.

Ajo është shprehur më herët se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja për ndjekësit e saj. Madje, ky problem vazhdon për Enin, siç ka treguar në postimet e fundit në InstaStory.

Megjithëse ditët kalojnë, situata vazhdon të jetë e njëjtë dhe ajo ndjen vetëm shije e aromë të keqe, aq sa s’mundet të ushqehet siç duhet.

Këngëtarja ka ndarë pjatat e shijshme të ushqimeve, të cilave i ndjen vetëm aromën e keqe, ndërsa krahas fotove shkruan:

Duke shpresuar që do të ndjej sadopak shije!

''Pa fat me penet! Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erës apo shijes, por fakti që ndjej një shije dhe erë të keqe në çdo gjë. Tani dëshira ime më e madhe është të mos ndjej fare as shije, as erë, që të mund të konsumoj ndonjë ushqim normal. Për kthimin në normalitet nuk po pretendoj.”- janë fjalët e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco