‘Po të isha e virgjër...’/ Moderatorja shqiptare tregon mesazhet kërcënuese që i dërgojnë

‘Po të isha e virgjër...’/ Moderatorja shqiptare tregon mesazhet kërcënuese që i dërgojnë

21:31, 22/01/2021
A+ Aa A-

Moderatorja Einxhel Shkira e ftuar në emisionin ‘Shqipëria live’ për mesazhet kërcënuese që i vijnë në rrjetet sociale. Ajo u shpreh se nuk e mban mend ditën që nuk është sharë.

“Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur që të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”, tha Einxhel.

Moderatorja tregoi se si reagon kur merr komente apo mesazhe fyese e ofenduese.

“Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje”, tha ajo, duke shtuar se nga komentet negative për të preken edhe familjarët, jo vetëm ajo.

Einxhel shprehet se ndonjëherë ka frikë dhe mendon nëse vërtetë janë kaq maniakë dhe mund të bëjnë gjëra të këqija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco