Loredana shtatzënë për herë të dytë? Ja çfarë thotë Mozzik

Loredana shtatzënë për herë të dytë? Ja çfarë thotë Mozzik

20:14, 22/01/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, në Instagram, Facebook, TikTok e çdo media tjetër sociale është mbushur me foto të Loredanës ku barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se me shumë mundësi ajo është shtatzënë për herë të dytë.

Reperja nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, ndërsa Mozzik ka vendosur të jap një përgjigje.

Sigurisht që edhe ai i ka lexuar lajmet që shkruhen lart e poshtë për të dhe Lorin dhe ka lënë një koment në njërin prej tyre.

“Loredana shtatzënë për herë të dytë?”- është titulli i lajmit të cilit Mozzik i përgjigjet në koment:

“Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, shoqëruar me emojin e një buzëqeshjeje.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco