Nëna humbi jetën nga Covidi/ Trondit blogerja shqiptare: Nuk pranoi që të…

Nëna humbi jetën nga Covidi/ Trondit blogerja shqiptare: Nuk pranoi që të…

18:48, 22/01/2021
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, në emisionin “Rudina”, ka qenë e ftuar blogerja  e njohur Linda Dido, e cila rrëfeu mes lotësh momentin e saj më të vështirë në jetë, ndarjen nga jeta të nënës së saj për shkak të Covid-19.

Blogerja u shpreh se ndarja e parakohëshme nga jeta ka lënë një dhimbje të madhe tek ajo, por mbi të gjitha ka lënë dhe shumë kujtime pas që ajo do t’i ruaj gjithmonë.

Dido tregoi se në fillim mamaja e saj kishte patur temperaturë 37, dhe pas kontrollit, mjeku i dha një kurë intensive.

“Vumë re që mami pati goxha përmirësim. Pasi bëmë një kontroll të dytë, kishte një prekje të papërfillshme të mushkërive. Por gjatë asaj kohe na u infektua dhe babi në shtëpi. Babi e pati virozë sepse e kishte marrë nga mami dhe ishte kapur më shpejt sesa mami.

Mendoj që meshkujt janë më frikacakë dhe e mori me frikë. Ndodhi një problem me babin, ai rrëshqiti në tualet dhe në atë moment pati probleme me oksigjenin dhe ne u detyruam të thërrisnim ambulancën. Aty ndryshoi çdo gjë. Brenda 24 orëve mamit i vajti temperature 39 e gjysmë dhe shkuam bëmë një kontroll tjetër që vumë re një prekje të jashtëzakonshme të mushkërisë.

Babi ndenji vetëm një natë në spital, bëmë kontrollet dhe më thanë që nuk ka asnjë gjë. Gjatë natës që babi ka qenë në spital, u rëndua mami, ndoshta ankthi, stresi sepse mamin e trembte shumë spitali dhe pa u sëmurë me Covid më thoshte “Linda, çfarëdo që të ndodhë, të lutem atje mos më ço” dhe ne e kemi mbajtur 21 ditë në shtëpi me aparatura oksigjeni, normalisht me infermierë dhe kontakt me mjekun.”

Më tej, Dido tregoi se çdo aparaturë të oksigjenit i kanë blerë, pasi nuk kishin gjetur dot një qera.

“Kemi blerë dy aparatura oksigjeni duke qenë se dhe babi kishe nevojë për oksigjen dhe dy bombola oksigjeni, pasi aparaturat mamit nuk po i bënin efekt. Njëra ka kushtuar diku tek 1200 euro dhe tjetra 900 euro.

Ajo tha se në shtëpi, ajo u bë në një farë mënyre mjeke e të dyve. Ajo u shpreh se kishin shumë frikë ta çonin të ëmën në spital, deri në momentin nuk po e furnizonin as aparaturat që kishin në shtëpi.

“Ajo më thotë vetë, “Linda çfarë do bëjmë”, i thashë çfarë të kesh ti dëshirë. Tha unë dua të shkoj në spital se ndoshta atje kanë diçka më shumë për mua dhe këtë bëmë. Pengu im ishte se i thashë që do bëjmë analizat dhe do të të nxjerri. Pasi kontaktuam me mjeken tha e ka një përqindje jete këtu, nëse do e merrni në shtëpi do ju ngelet peng për tërë jetën, por mua prap peng më ka ngelur, nuk është se ma ka lehtësuar kjo gjë.

Këto janë protokollet që janë në gjithë botën. Është traumë për mua. Vdekja e saj vetëm atje që ishte traumë dhe për atë se ma thoshte shpesh që nuk e di se si mund të vdesin ata njerëz atje vetëm, pa pasur dikë në krah dhe kur më thonë bëhu e fortë, nuk e gjej dot forcën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco