Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

‘Freestyle’ i Don Xhonit përfundon në Instagram-in e prezantueses së njohur

‘Freestyle’ i Don Xhonit përfundon në Instagram-in e prezantueses së njohur

17:53, 22/01/2021
A+ Aa A-

Reperi shqiptar, Don Xhoni mori famë pas “freestyle-t” të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit që theu shumë rekorde, duke i bërë atij një vend në industrinë e muzikës.

Ky ‘freestyle’ i reperit është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret në mbarë botën për realizimin e videove të famshme të këtij aplikacioni.

Ditën e sotme, faqja e famshme, e titulluar “Ellen Tv Show”, e cila i përket moderatores së njohur Ellen DeGeneres, e ka shpërndarë këtë video në profilin e saj.

Aktualisht, videoja numëron mbi 25 mijë pëlqime dhe mbi 1,000 komente.

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco