Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Këngëtari i muzikës popullore Bekim Ibrahimi flet për projektet e reja muzikore

Këngëtari i muzikës popullore Bekim Ibrahimi flet për projektet e reja muzikore

11:39, 22/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në emisionin ‘Kafe Shqeto’ të Syri Tv, nën moderimin e gazetarit Flavio Qarri, ishte i ftuar këngëtari i muzikës popullore, Bekim Ibrahimi.

I vendosur prej 29 vitesh në shtetin zvicerian, Bekim Ibrahimi tregoi se i ka ruajtur marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërinë dhe se pavarësisht se jeton prej gati 3 dekadash në Zvicër, e gjithë familja flet shqip kur janë në shtëpi.

Bekimi, ndër të tjera, tregoi se si e nisi karrierën e tij muzikore:
“Kam ikur nga Kosova si muzikant, dhe me muzikë kam fillur të merrem në moshën 6 -vjeçare. Si fillim nisa çiftelinë, ku një furkë, e shndërrova në çifteli.
Këngëtari, tregoi se përveç këngës ai nuk ka lënë pas dore dhe instrumentet muzikore.”

 
I pyetur nga Flavio, nëse gjatë këtyre viteve ka pasur ndonjë moment kur ka menduar të heqë dorë nga muzika, ai u përgjigj:
“Mbase ndonjëherë mund ta kem menduar nga lodhja, kur kam pasur për shembull gjithë natën live dhe ditën dasmë, dhe kjo mund të ketë ndodhë dhe 30 ditë rresht.”

Ky vit pandemik, duket se nuk ka ndikuar shumë në prodhimtarinë e tij muzikore, pasi gjatë këtij viti,  Ibrahimi ka sjellë disa prodhime të reja.
“Kanë të bëjnë dhe financat, por ky ka qenë një moment që unë e shfrytëzova për të punuar, pasi isha i disponuar”.

Bekim Ibrahimi tregoi se një nga projektet e vitit 2020, i cili u prit më mire nga publiku është kënga ‘Gjuha Shqipe si mjalti në hoja’.

Image

Ai lajmëroi gjithashtu se sot do të publikojë këngën e tij të fundit, dedikuar Ibrahim Rugovës.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me komunitetin shqiptar në Zvicër, këngëtari u shpreh: 
“Unë kam bër 20 vite muzikë live në Zvicër, kam pasur një shkëputje të vogël dhe jam rikthyer prapë në treg duke ushtruar muzikën live. Aktualisht është situate kufizuese nga pandemia dhe po presim të fillojmë me publik”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco