Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Saimiri e eliminoi pa e ftuar në takime, Drita: Ndihem e diskriminuar...

Saimiri e eliminoi pa e ftuar në takime, Drita: Ndihem e diskriminuar...

11:01, 22/01/2021
A+ Aa A-

Drita, ish-konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV Klan, në një intervistë për “Daily Love Story”, ka rrëfyer se Saimiri nuk i ka shkruar siç ka bërë me vajzat e tjera.

Madje u shpreh se ndihet e diskriminuar pasi ai nuk e ftoi as në takime. 

Drita: Ndoshta do duhet të kisha folur më shumë në emision sepse kam ndenjur shumë e heshtur.

Mendon se të ka penalizuar kjo?

Drita: Mendoj se po, sepse më ka parë si të diferencuar. Si duket fitova zemrën e vajzave dhe të publikut por të Saimirit jo.

Te ndalojnë njerëzit në rrugë?

Drita: Po më kanë ndaluar, më kanë komplimentuar. Edhe mama më shkruajnë…

Nëse Saimiri do të të ftonte në dasëm, do të shkoje?

Po pse jo, ne e kemi respektin për njëri-tjetrin. Do shkoja si shoqe për të dyja palët. Mirë do ishte të tërhiqja vallen e shoqërisë.

Ty të ka shkruar Saimiri ndonjëherë?

Drita: Unë ndihem e diskriminuar, sepse mua as në takim, as s’më paska shkruar, as asnjë gjë.

Mendon se vajzat këtu janë realisht shoqe apo shtiren?

Drita: Deri kur kam qenë unë pjesë kemi qenë realisht të lidhura me njëra-tjetrën sepse kalonim shumë kohë bashkë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco