VIDEO/ Andi tha se do të fejohet me Tean, Shqipja e nxjerr bllof dhe i publikon mesazhet

VIDEO/ Andi tha se do të fejohet me Tean, Shqipja e nxjerr bllof dhe i publikon mesazhet

22:45, 21/01/2021
A+ Aa A-

Kohët e fundit, Andi deklaroi se shumë shpejt mund të fejohet me Tean dhe se gjërat po shkojnë si duhet.

Por një bombë e vërtetë ka ardhur nga Shqipe Hysenaj ditën e sotme.

Ju kujtohet debati mes saj dhe Teas kur Shqipja ishte ende pjesë e Për’Puthen, ku Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq baloni gastrit!”

Kjo bëri që Tea të largohej nga studio dhe pas saj të vraponte Andi. Aq shumë është pëlqyer kjo video nga fansat, saqë bëri namin në Internet si provë e dashurisë mes tyre.

Ditën e sotme, Shqipja ka publikuar sot disa mesazhe zanore që Andi i ka dërguar në WhatsApp pas këtij veprimi, që vërtetojnë të kundërtën.

Në mesazhet e publikuara prej saj, Andi shprehet se pas Teas nuk ka dalë sepse i interesoi shumë ajo që e preku atë, por për diçka tjetër. Për ta nxjerrë situatën në favor të Shqipes.

Kjo e fundit shkruan se mes tyre ka patur ndjenja që u shuan më vonë. Por, nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean.

Shqipja shkruan se Andi është mashkulli më i pafytyr që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist. Madje në një pjesë ai e cilëson veten si “burri i Shqipes”, kur i thotë tu tregojë familjarëve të saj të vërtetën siç është.

“Kështu që pse nuk ua argumenton. Derisa janë familjarët e tu tregua gjërat siç janë. Se tek e fundit, burri jot është ai që po përgojojnë”- shprehet Andi.

Mesazhi i plotë i Andit:

O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historin tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shum ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë.Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagoj ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty. Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon. Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco