Blogerja bën rrëfimin prekës: Si të planifikosh një shtatzani kur vuan nga epilepsia

Blogerja bën rrëfimin prekës: Si të planifikosh një shtatzani kur vuan nga epilepsia

19:12, 21/01/2021
A+ Aa A-

Blogerja braziline, Camila Coelho ka treguar së fundmi në një rrëfim prekës, se si ja del të jetoj me sëmundjen e saj dhe me dëshirën e madhe për t’u bërë nënë.

“Unë u diagnostikova me epilepsi kur isha 9 vjeçe, menjëherë pasi pata krizën e parë, në shtëpinë e një shoqeje. Dora ime filloi të mbyllej vetë dhe, menjëherë më pas, më ra të fikët. U zgjova në spital dhe mjeku më shpjegoi se kisha epilepsi (e njohur edhe si disrhythmia). Gjendja ndodh si rezultat i një vene në trurin tim që ndalon së punuari për një sekondë, duke çuar në një krizë.

Kur isha fëmijë, nëna ime shqetësohej se do të përballesha me bullizëm ose stigmatizime, kështu që unë i thashë vetëm rrethit tim të ngushtë familjar për krizat që kisha. Vazhdova të jetoja në heshtje me gjendjen time ndërsa rritesha.

Kështu ndodhi, derisa zbulova të fshehtën time me epilepsinë në shkurt të vitit të kaluar, kur mbusha 31 vjeç. Për habinë time, përfundimisht të flisja për jetën me epilepsi si një e rritur, ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë.

Vetëm kur fillova planifikimin për shtatzëni, vendosa ta ndaja diagnozën time publikisht.

Unë isha duke menduar për të mbetur shtatzënë, por u shqetësova nëse mund ta bëja gjatë kohës që merrja edhe ilaçe për epilepsinë, të cilat parandalojnë pasjen e krizave, ose nëse duhet të ndërpres krejtësisht mjekimin. Unë kam pasur një marrëdhënie të komplikuar me ilaçet e mia për epilepsinë gjatë gjithë jetës sime. Ndihem shumë më mirë kur i marr ilaçet, tani që jam e rritur, por nuk ndihesha gjithmonë kështu.

Gjatë viteve të adoleshencës, diagnoza ime më bëri të ndihesha ndryshe dhe thjesht doja të përshtatesha.

Për shembull, nuk isha në gjendje të festoja ose të pija me miqtë e mi, pasi alkooli mund të ndërhyjë në efektet e ilaçeve të mia. Njerëzit më bënin pyetje si: “A ke frikë nga pirja e alkoolit? Ose “A ka diçka që nuk shkon me ty?”

Unë isha e pasigurt për këtë, dhe pasi je e vetëdijshme për diçka, çdo koment i vogël për të mund të ndikojë te ti. Ishte gjithashtu koha kur unë isha zhvendosur nga Brazili në Scranton, Pennsylvania, kështu që ndihesha edhe shumë ndryshe nga miqtë e mi, duke u përpjekur të përshtatesha me një vend dhe gjuhë të re – pothuajse me një botë të re.

Shkoja në shtëpi, shtrihesha në shtrat dhe mendoja: Pse mua? Përfundova në një vend shumë të errët dhe ndalova marrjen e ilaçeve pa i thënë nënës sime ose mjekëve. Përfundova duke pasur një krizë në shkollë para miqve të mi. Mbaj mend që u zgjova në spital, e frikësuar dhe duke qarë si një fëmijë. As që mund ta shikoja në sy nënën time. U ndjeva shumë e turpëruar. E dija që kisha rrezikuar jetën time. Po sikur të kisha përjetuar një krizë kur isha duke i dhënë makinës ose zbritur nëpër shkallë?

Tani që jam rritur, e kuptoj sa me fat jam që ilaçet e mia kanë mbajtur nën kontroll epilepsinë. Në fakt, hera e fundit që pata një krizë ishte tetë vjet më parë, kur u përpoqa të lija ilaçet (nën këshillimin e mjekut tim) për të parë nëse ende kisha nevojë për to, dhe rezultoi që kisha nevojë.

Nuk e kam ndalur mjekimin që atëherë, sepse stili im i jetës nuk ma lejon diçka të tillë. Kaloj shumë orë duke punuar në markën time të modës dhe linjën e bukurisë, Elaluz, dhe gjërat mund të bëhen stresuese. Stresi është një shkaktar kryesor për gjendjen time, prandaj është më mirë ta marr mjekimin.

Por unë gjithmonë kam ëndërruar të jem nënë dhe të kem fëmijë. Unë e kam ditur që kur isha më e re se do të duhet ta planifikoja atë dhe të punoja me mjekët, sepse ilaçet kundër krizave mund të shtojnë rreziqe në shtatzëni, si për shembull mund të shkaktojnë defekte të lindjes.

Ndërsa përpiqesha të merrja një vendim, vendosa që të flisja me të tjerët rreth situatës sime mund të më ndihmojë të lidhem me njerëz që kanë kaluar diçka të ngjashme.

Duke folur sinqerisht për frikën time për të mbetur shtatzënë ndërsa isha me ilaçe, rezultoi të ishte gjëja më e mirë që mund të kisha bërë.

Reagimet që mora ishin të paçmuara. Shumë gra më njohën me historitë e tyre rreth epilepsisë, shtatzënisë dhe fëmijëve të shëndetshëm. Ato histori më dhanë shpresë dhe më ngushëlluan zemrën. Kishte edhe njerëz që më shkruan duke më thënë se i kisha frymëzuar të tregonin historitë e tyre dhe kjo e bëri vendimin tim për të folur (megjithëse më duhej një kohë e gjatë) aq të vlefshëm.

Tani për tani, unë jam ende duke u përpjekur për të planifikuar shtatzëninë. Gjatë vitit të kaluar, kam qenë duke testuar ilaçe të ndryshme që mjekët më thonë se janë më të mira për shtatzëninë dhe mendoj se jemi 90 për qind afër gjetjes së duhur.”/Elle/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco