Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Wow, Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

FOTO/ Wow, Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

18:36, 21/01/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është në kulmin e suksesit të saj. Edhe pse ka një vit që nuk ka sjellë këngë të re, ajo ka qenë vazhdimisht në titujt e medieve rozë.

Së fundmi, Rita ka shënuar edhe një tjetër sukses. Këngëtarja ka përfunduar në librat shkollorë për gjuhë angleze në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përdorues i Twitter, i cili publikoi një fotografi të librit ku është pjesë edhe imazhi i Rita Orës, gjatë adoleshencës.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së Shkollë së Mesme”, -ka shkruar një spanjoll në Twitter.

Gjithashtu, këtij suksesi i është gëzuar e ëma e Ritës, Vera Ora, e cila ka shpërndarë postimin në Instagram.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco